Tematike

Këto janë aktivitetet e anuluara për shkak të koronavirusit në Zvicër

Ky vendim i qeverisë së vendit ka ngjallur jo pak reagime, sidomos nga organizatorët e karnavaleve tradicinale të cilat këto ditë e kanë kulmin e tyre

Përhapja e koronavirusit edhe në Zvicër ka shtyrë qeverinë të marrë masa drastike për mbrojtje. Kështu, Këshilli Federal me një vendim që ka hyrë në fuqi menjëherë, ka ndaluar të gjitha aktivitetet ose takimet me më shumë se 1.000 njerëz, shkruan albinfo.ch. Ndalesa vlen të paktën deri më 15 mars.

Shumë panaire, karnavale, koncerte dhe ngjarje sportive do të anulohen ose mbahen pa publik.

Ky vendim i qeverisë së vendit ka ngjallur jo pak reagime, sidomos nga organizatorët e karnavaleve tradicionale të cilat këto ditë e kanë kulmin e tyre, shkruan albinfo.ch. Reagime ka pasur edhe nga organizatorët e aktiviteteve sportive.

Më poshtë, një listë e aktiviteteve që, për shkak të koronavirusit, do të “bien në ujë” gjatë ditëve të ardhshme:

  • Panairi “Agri” nga 27 shkurti deri më 1 Mars në Thun. Ky është një pikëtakimi për bujqësinë zvicerane që pritej të kishte rreth 20,000 vizitorë.
  • Forumi i Bukurisë Zvicerane nga 29 shkurti deri 1 Mars në Cyrih. Bëhet fjalë për takimin e 25-të të Zvicrës për bukurinë. Priteshin rreth 10,000 vizitorë.
  • Bazel World nga 30 Prill – 6 Maj 2020. Ky është panairi i orëve dhe bizhuterive në Bazel i cili nuk do të mbahet këtë vit.
  • “Schlaraffia” nga 5 deri më 8 mars në Weinfelden. Panairi i 20-të i verës dhe i ushqimeve, me rreth 12.500 vizitorë. Shtabi i krizës në Kantonin Thurgau, aktualisht po diskuton nëse panairi duhet të anulohet.
  • WOHGA nga 5 deri në 8 Mars në Winterthur. Fjala është për panairin për banimin, shtëpitë dhe kopshtet, me rreth 16.500 vizitorë.
  • Panairi i njohur ndërkombëtar i automobilave në Gjenevë (Auto Salon) nga 5 deri më 15 mars.

Është njëri nga panairet më të mëdhenj të automjeteve në botë, që pritej të kishte rreth 600,000 vizitorë. 90 premiera botërore dhe evropiane qenë njoftuar për këtë vit. Organizatorët shprehin keqardhje për anulimin. Ngritja e stendave pothuajse kishte përfunduar dhe tani duhet të organizohet çmontimi. Pasojat financiare për të gjithë të përfshirët janë të konsiderueshme ndërsa biletat e shitura duhet të kthehen.

  • Giardina nga 11-15 Mars në Cyrih: Panairi i kopshtarisë, me rreth 60,000 vizitorë.

 

Koncerte dhe ngjarje tjera

Të gjitha shfaqjet ose koncertet në sallën e madhe të sporteve të Cyrihut “Hallenstadion” në periudhën e prekur janë shtyrë (organizatorët do të komuniukojnë datat e reja).

Për aktivitete dhe koncertet që do të kenë më pak se 1000 vizitorë, vendosin kantonet nëse duhet të mbahen ose jo

Festivali i Diellit 13-15 Mars në St. Moritz

Dy studentë nga Graubünden donin të nisnin Festivalin e Diellit në St Moritz. Me ndihmën e influencuesve më të mëdhenj të Zvicrës, ajo pritej të bëhej një mega festë malore. Por tani nuk ka gjë nga kjo punë, të paktën jo këtë vit.

  • Ballo Operës së Cyrihut, 14 Mars në Cyrih

Rreth 1600 të ftuar zakonisht priten në Ballon e Operës së Cyrihut. Këtë vit duhej të ishte përvjetori i 20-të i saj. Kjo ballo do të shtyhet për në vitin 2021, siç thonë organizatorët.

Ngjarje sportive: hokej mbi akull

  • Pa Spektatorë: Dy raundet e fundit të kualifikimeve të hokejit mbi Akull në Ligën Kombëtare, më 28 dhe 29 shkurt
  • Ose pa spektatorë ose të anuluara janë ndeshjet e Playoff-it të Ligës Kombëtare nga 7 Marsi.

Ngjarje sportive: Futboll

 

  • Janë anuluar përfundimisht ndeshjet e Super Ligës dhe Challenge League të kësaj fundjave. Për raundet e radhës është ende e hapur nëse ndeshjet do të zhvillohen pa spektatorë ose nuk do të zhvillohen fare.
  • Të zhvillohet pa spektatorë ose të anulohet: Bëhet fjalë për çerekfinalen e Kupës Zvicerane më 4 dhe 5 mars dhe e teta e finales së Europa League më 12 mars në Bazel.