Të tjera
Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit, Vizer e çmon lart kampionen olimpike
Në Pejë është përuruar shtatorja e xhudistes, Majlinda Kelmendi.
Shtatorja e Majlinda Kelmendit është përuruar të premten në Pejë, në qytetin e lindjes të kampiones olimpike.
Numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores. Prezent ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, me idenë e të cilit edhe është punuar shtatorja e xhudistes kampione.
Fillimisht ishte menduar që shtatorja të vendosej në Prishtinë, por nuk u përcaktua lokacioni. Kështu shtatorja u vendos në Pejë.
Në ceremoninë e përurimit të shtatores së kampiones së botës në xhudo prezent ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka vlerësuar se zbulimi i shtatores së Majlindës është moment historik. Kanë folur në ceremoni edhe e para e MKRS-së, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
Ndërkohë presidenti i IJF-së, Vizer, ka përsëritur se Majlinda është njëra prej sportisteve më të mëdha në botë. Vizer është mik i madh i Kosovës.
“Është nder i madh për sportin tonë që kemi përfaqësuese të tillë, një prej sportisteve më të mëdha në botë. Falënderojë Majlindën, Driton Kukën, Agron Kukën. Rezultatet e Majlindës janë inspirimi më i mirë për vendin tuaj”, ka thënë Vizer ndër të tjera.
Foto nga: Shpend Ahmeti
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha