Kosova
“Kurier”: Prishtina, një nga qytetet që duhet vizituar gjatë 2020-ës
Edhe Prishtina, destinacion turistik i preferuar
Gazeta austriake “Kurier”, bazuar në aplikacionin e specializuar për udhëtime gjatë vikendit “Weekend.com”, ka sugjeruar pesë qytetet e Evropës Juglindore që duhet vizituar gjatë vitit 2020.
Në mesin e tyre, edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Në vendin e parë të listës, sipas kësaj gazete, është qyteti i Rumanisë, Timisoara, të cilën gazeta e ka quajtur “Vjena e vogël”. “Jo vetëm që mahnit me ndërtesa madhështore në stilin e Barokut vjenez, por edhe magjeps me ndërtesat e veta historike me ngjyra të ndritshme”, raporton “Kurier”, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë më pas, në vendin e dytë si destinacion i preferuar për t’u vizituar, renditet kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
“Prishtina nuk është vetëm qyteti më i madh në Kosovë, por edhe më moderni në vend – duke përfshirë me lokale si vendtakime dhe restorante moderne dhe të kategorisë së lartë. Ata që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin e Kosovës, mund të vizitojnë Bibliotekën Kombëtare ose të mësojnë për historinë në Muzeun Kombëtar. Një ngjitje e shkurtër në ndërtesën e Katedrales “Nënë Tereza” premton një pamje të mrekullueshme të pikave kryesore arkitektonike, si: Xhamia e Madhe dhe malet përreth.
Edhe me një kafe të mirë, përshtypjet nga kohërat e luftës mund të largohen, një luftë në të cilën Kosova ka marrë mbështetje të madhe nga BE dhe SHBA. Për shkak të kësaj, sot në Prishtinë është shtatorja e Bill Klintonit dhe monumenti Newborn, i cili ridizajnohet çdo vit me një mesazh liridashës”, shkruan gazeta, njofton albinfo.ch.
Pas Prishtinës në vendin e tretë renditet kryeqyteti bullgar, Sofia, për të vijuar me Odesa në Ukrainë dhe në vend të pestë gjendet sërish një qytet në Rumani, Cluj – Napoca
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve