Kultura
Ekspozita e radhës në “Atelier Shuk Orani”, Hamburg
Midis pikturave të përzgjedhura të Shuk Oranit, kësaj radhe do të prezantohet me skulptura nga koleksionet e shumta të tij, artisti gjerman me karrierë ndërkombëtare Norbert Jäger
Piktori i njohur shqiptar nga Kosova, që jeton dhe krijon në Hamburg, Shuk Orani hap në atelienë etij “Atelier Shuk Orani” ekspozitën e radhës. Ekspozita hapet më 29.02.2020 (këtë të shtunë) në orën 18:30, në Hamburg.
Është kjo ekspozita e parë për publikun në vitin 2020. Midis pikturave të përzgjedhura të Shuk Oranit, kësaj radhe do të prezantohet me skulptura nga koleksionet e shumta të tij, artisti gjerman me karrierë ndërkombëtare Norbert Jäger, thotë Orani për albinfo.ch.
Skulptori Norbert Jäger ka fituar Çmimin Federal për Skulpturë në vitin 1985 dhe që prej asaj kohe është përfaqësuar gjithandej nëpër botë me skulpturat e tij. Punimet e tij janë në koleksione private, përfshirë edhe tek Elton John, në muze dhe hapësira publike. Bursat, simpoziumet e skulptorës dhe çmimet e artit dokumentojnë veprën e tij.
Ja çfarë shkruan për skulptorin në fjalë studiuesi i artit, Dr. Volker Probst, Ernst Barlach Museums Güstrow:
Arti i Norbert Jäger nuk është një art me zë të lartë, ndërhyrës. Në këtë pikë ai ndryshon ndjeshëm nga disa shfaqje fluturuese të artit bashkëkohor. Ajo që ne hasim në veprën e tij është origjinaliteti në material dhe arkaikja në formë. Ajo të ofron mundësinë e fundosjes në përqendrim, thjesht duke u larguar nga përditshmëria e përgjithshme në një hapësirë heshtjeje.
Ndërsa për Shuk Oranin, studiuesi në fjalë shkruan si më tutje: “në artin e tij ballafaqon të renë me të vjetrën , shtron pikëpyetje dhe hapet ndaj zhvillimit të natyrshëm. Ai është një kritik i çorientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t’ju kushtuar vëmendje konteksteve të mëdha. Bazuar në idenë se kjo mungesë në rritje e vullnetit shkakton një reduktim të dimensioneve të realitetit, artisti Shuk Orani hulumton se si një materie me ngjyrë mund të pasuroj dhe ndryshojë këtë realitet të mangët përmes mundësive të reja të perceptimit.
Në veprat e tij me format të madh, Orani zbulon ngjyrën blu të pasur që është shpeshherë e mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e ndryshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura qe të arrijnë të ofrojnë një strukture imagjinare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë Ushtria zvicerane do të ketë 530 milionë CHF më shumë se sa pritej për investime në...
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër