Gruaja
Rami Morina, një asistente stomatologjike, që udhëheq ordinancën në Gjenevë
Rami Morina pati guximin që të iniciojë një projekt mjaft të pazakonshëm, ndoshta të vetmin të këtij lloji në këtë fushë: që ajo, si ndihmëse stomatologu, të marrë udhëheqjen e një ordinance stomatologjike.
E ardhur në Gjenevë në vitin 1989 si një vajzë 14 vjeçare, Ramize Lenjani Morina, ose Rami, si e njohin shoqëria e saj, gjithsesi që nuk e ka pasur lehtë. E ballafaquar me një rreth, kulturë dhe gjuhë të re, Rami fillon rrugëtimin e saj jetësor me sfida të shumta të cilat i njohin shumë bashkëkombës të saj.
Babai i saj, i vendosur në Gjenevë diku në vitet e 70-ta, vendos në atë kohë që ta marrë tërë familjen e tij prej Hodonocit, Komuna e Kamenicës, dhe të shpërngulen në Gjenevë. Aty Rami, pas përvetësimit të gjuhës frënge, përfundon shkollën fillore dhe atë të mesme (Ecole de culture générale) në Gjenevë, dhe fillon shkollimin si ndihmëse e stomatologut, shkollim ky i cili zgjat 3 vite. Pas këtij shkollimi, merr edhe me diplomë federale, dhe fillon angazhimin profesional në dy ordinanca stomatologjike, si ndihmëse stomatologu dhe fitoj kështu një eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë. Kjo përvojë e gjatë, si dhe përvoja e punës në ordinancat stomatologjike, i japin Ramit guximin që të iniciojë një projekt mjaft të pazakonshëm, ndoshta edhe të vetmin të këtij lloji në këtë fushë: që ajo, si ndihmëse stomatologu të marrë udhëheqjen e një ordinance stomatologjike.
Asistentja stomatologjike si udhëheqëse e një ordinance stomatologjike
“Ideja për të marrë udhëheqjen e një ordinance stomatologjike, mund të them, ishte pak si e rastësishme”, fillon rrëfimin e saj Rami. “Stomatologen e cila ka udhëhequr këtë ordinancë ku gjendemi sot, e kam njohur shumë më parë. Gjatë një vizite spontane, ajo më pyeti mos eventualisht njoh dikë të interesuar për ta marrë përsipër ordinancën e saj. Unë i thash se njoh dikë, duke aluduar në një stomatolog te i cili kam punuar më përpara, të cilin, kur e pyeta, më tha se kishte gjetur një ordinancë tjetër. Ishte ky momenti kur në vete mendova se ndoshta kjo do të ishte diçka që unë vet do ta kisha bërë! U konsultova me bashkëshortin dhe familjen, që ta dëgjoj edhe mendimin e tyre, dhe prej të gjithëve kisha përkrahje që nëse ma merrte mendja, të vazhdoja me këtë plan. Pas një kohe të shkurtër, erdha ta takoj stomatologen që drejtonte këtë ordinancë dhe i thashë që kam gjetur një person që ka gatishmëri ta marrë përsipër këtë ordinancë dhe që ai person jam unë! Pa dyshim që kjo pak e habiti dentisten si një gjë e pazakontë. Megjithatë përfundimisht edhe ajo e dha pëlqimin e saj. Ashtu që zyrtarisht, prej muajit mars 2019 unë jam zyrtarisht udhëheqëse e Cabinet Dentaire de Frontenex (www.polident.ch).
Shërbimet të cilat i ofron Cabinet Dentaire de Frontenex në Gjenevë
“Në ordinancën tonë momentalisht janë të angazhuar 3 stomatologë, 2 ndihmëse stomatologu dhe një praktikante. Pos shërbimeve të rregullta stomatologjike, ordinanca jonë ofron edhe shërbime të ndryshme kirurgjike si edhe implantologjike. Ofrojmë po ashtu shërbime stomatologjike për fëmijë si dhe zbardhjen e dhëmbëve për të rritur. Në të ardhmen planifikoj të fillojmë të ofrojmë edhe shërbime ortodentike si dhe të kemi një hapësirë për një teknik dhëmbësh në ordinancë. Kemi orar të rregullt të punës, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 çdo ditë, prej të premtes deri të premten, ndërsa të shtunave dhe të dielave punojmë në raste urgjencash.
Përpos profesionalizmit, tek ne flitet edhe shqip
“Kur mendoj se çka e dallon këtë ordinancë prej të tjerave, them se është fakti që përpos profesionalizmit që ofrojmë, tek ne flitet edhe shqip”, shprehet Rami Morina. “Pacientët kur vijnë tek ne dhe kur bisedojmë shqip, ndihen shumë më komfort dhe më rehat. Ata munden më lehtë, në gjuhën shqipe, të shpjegojnë problemin që kanë. Gjuha, gjithsesi që luan rol të rëndësishëm. Duhet pranuar se kohëve të fundit kemi rritje të vogël të pacientëve shqiptarë të cilët më nuk vijnë vetëm në raste urgjence, por shpesh edhe për kontrollime preventive të dhëmbëve të tyre. Në këtë drejtim ne bëjmë edhe një hap më tepër për tu dalë në ndihmë bashkatdhetarëve tanë kur kanë nevojë, ashtu që shpesh bëjmë lehtësime duke mundësuar pagesë me këste të shërbimeve që kryejmë. Në ekipin tim, mes tjerëve, kam edhe dy bashkëpunëtorë shqiptar, stomatologun e ri Gent Memaj dhe asistenten Nazife Mustafën të cilët komunikimin me pacientët e bëjnë në gjuhën shqipe.
Genti është një stomatolog i ri i cili ka filluar të punojë te ordinanca ime në shtator të vitit të kaluar dhe të cilin e konsideroj si dorën time të djathë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ordinancën. Duhet të pranoj që fakti që ka kryer shkollimin në Zvicër dhe që është me rrënjë shqiptare, ka luajtur rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e tij. Në këtë drejtim kisha dëshiruar të shtoj që pos profesionalizmit i cili mbretëron në ordinancën tonë, përpiqemi të kemi një atmosferë shumë familjare edhe me njëri tjetrin.
Disa këshilla praktike për shëndetin e dhëmbëve
“Dhëmbët janë një pasuri e personit. Vlera e tyre shpesh krahasohet edhe me ndonjë veturë të shtrenjtë”, fillon bisedën Rami me buzëqeshje duke dhënë disa këshilla të përgjithshme për dhëmbë të shëndetshëm, dhe vazhdon: “Pastrimi i rregullt i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm. 3 herë në ditë, më së paku. Më pastaj do të kisha këshilluar kontrolle të rregullta të dhëmbëve, 1 ose 2 herë në vit, prej të cilave njëri do të kishte qenë kontroll radiologjik për të identifikuar nëse ka probleme të cilat nuk janë të dukshme prej jashtë. Edhe ngrënia e çokollatës, natyrisht në përmasa jo të mëdha, nuk është problematike përderisa kujdesemi që gjysmë ore më vonë t`i lajmë dhëmbët. Përfundimisht do të këshilloja që shumë më mirë është të vihet për një kontroll në vit si hap preventiv, se sa të vihet atëherë kur paraqitet dhimbja në dhëmb.
Gjuha, element me rëndësi
Pacientët kur vijnë tek ne dhe kur bisedojmë shqip, ndihen shumë më komfort dhe më rehat. Ata munden më lehtë, në gjuhën shqipe, të shpjegojnë problemin që kanë. Gjuha, gjithsesi që luan rol të rëndësishëm.
Orari i punës
Në të ardhmen planifikoj të fillojmë të ofrojmë edhe shërbime ortodentike si dhe të kemi një hapësirë për një teknik dhëmbësh në ordinancë. Kemi orar të rregullt të punës, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 çdo ditë, prej të premtes deri të premten, ndërsa të shtunave dhe të dielave punojmë në raste urgjencash.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve