Muzikë
Madhështore, tradita e karnavaleve rikthehet në Gjirokastër pas 60 vjetësh
“Kjo festë është një ritual i hershëm, që njerëzit e organizonin në këmbim të stinëve"
Është bërë e ditur se tradita e karnavaleve në Gjirokastër, e ndërprerë në vitet e diktaturës, u rikthye për herë të parë pas 60 vjetësh në qytetin e gurtë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nxënësit e shkollave, qytetarë gjirokastritë, por edhe nga qytete të tjera të vendit parakaluan në zonën muzeale me madhështi me kostumet e tyre shumëngjyrëshe, duke sjellë një atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Nga ana tjetër, Bashkia e Gjirokastrës thekson se “kjo festë është një ritual i hershëm, që njerëzit e organizonin në këmbim të stinëve. Paraardhësit tanë e kthenin në gëzim, rit, këngë, ngjyra, maska, kostume dhe festë ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës”.
“Meritë, falënderime dhe mirënjohje nxënësve të 10 shkollave të Bashkisë. Sot Gjirokastra nuk solli thjesht një festë, por ringjalli një traditë të hershme që në Gjirokastër ka një emër të veçantë, Dita e Prosopullave”, tha Bashkia.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “rikthyem në Gjirokastër një aktivitet që mungonte prej dekadash. Këtej e tutje do ta zhvillojmë vit pas viti për t’i paraprirë ndërrimit të stinëve dhe rigjallërimit të natyrës. Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e festimeve në këtë ditë të parë. Festa vazhdon edhe sot në mbrëmje dhe ditën e nesërme. Mos mungoni”.
Kjo zgjati 2 ditë, ku qytetarët shijuan ushqimin, pijet, zbavitjet, muzikën dhe argëtimin, si dhe përmbylljen me djegien simbolike të një dordoleci prej kashte në qendër të qytetit, shkruan atsh.
Në pikëpamjen fetare karnavalet janë ditët e fundit para fillimit të kreshmës së Pashkëve. Kjo dukuri me kalimin e viteve mori karakter laik dhe u shndërrua në një festë popullore, ku për një ditë të vetme njerëzit veshin një maskë dhe realizojnë një përmbysje të përkohshme e statusit dhe hierarkive sociale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha