Lajme

SHBA: Vlerësohet nxënësja shqiptare nga Bordi i Legjislatorëve në Westchester

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të rinj në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha.

Është bërë e ditur se nxënësja shqiptare, Norah Muhaxheri, vlerësohet me titullin “Praktikantja e javës” për punën e saj në një program praktikash në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, SHBA. Aktualisht ajo ndjek shkollën e mesme në New York dhe në të ardhmen dëshiron të vazhdojë talentin e saj në muzikë, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë përfaqësuesi i lartë i Bordit të Legjislatorëve të Qarkut Westchester, David Tubiolo, duke publikuar pikërisht në profilin e tij zyrtar Facebok.

Urime Norah Muhaxherit që je ‘praktikantja jonë e javës’!

Norah ka lindur në Manhattan dhe është rritur në lagjen e Edgewood në qytetin e Scarsdale.

Ajo u diplomua nga shkolla fillore Edgewood dhe aktualisht po ndjek Shkollën e Mesme Scarsdale.

Ajo është një muzikante dhe këngëtare e talentuar, që planifikon të ndjekë shkollën Julliard dhe planifikon të bëhet muzikante profesioniste. Urime Norah, ka shkruar zyrtari i lartë, David Tubiolo, në Bordin e Legjislatorëve në Westchester./Albinfo.ch