Jeta në Zvicër
Tiçino i fut në karantinë të gjithë personat me simptoma të gripit
Repartet e urgjencës të spitaleve në Tiçino tashmë kanë reaguar. Njerëzit që kanë simptoma të gripit po izolohen dhe futen në karantinë
Pasi që në Italinë veriore po vazhdon përhapja e koronavirusit, shqetësimi po rritet edhe në Kantonin izviceran të Tiçinos, që kufizohet me zonën e përmendur. Mjeku kantonal i Tiçinos, Giorgio Merlani ka deklaruar të dielën për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se situata dhe zhvillimi rreth virusit është duke u analizuar. “E tëra është më e madhe nga sa dukej në fillim” ka thënë ai.
Ndërkohë, repartet e urgjencës të spitaleve në Tiçino tashmë kanë reaguar, transmeton albinfo.ch. Sipas gazetës së të dielës “Il caffè della domenica”, njerëzit që kanë simptoma të gripit po izolohen dhe futen në karantinë.
Deri më tani, izolimi bëhej vetëm për pacientët që kishin qenë kohët e fundit në Kinë.
Shpërthimi i koronavirusit në Italinë e Veriut e prek në mënyrë të drejtpërdrejtë kantonin jugor të Zvicrës. “Tiçino është vërtetë pjesë e shtetit të Zvicrës, por si regjion gjeografik, është pjesë e Italisë së veriut, shkruan sda.ch. Për këtë arsye, shqetësimi në këtë zonë lidhur me koronavirusin është plotësisht i kuptueshëm.
Megjithatë, Giorgio Merlani i konsideron të tepërta thirrjet e disa politikanëve të Tiçinos për të mbyllur kufijtë. “Ende nuk mund të flasim për një epidemi”, ka thënë ai për 20 minuten.
Sipas mendimit të tij, nuk do të kishte kuptim mbyllja e kufijve. Një e treta e fuqisë punëtore në Ticino përbëhet nga punëtorë ndërkufitarë që vijnë çdo ditë nga Italia, përcjell albinfo.ch. “Nëse do të mbylleshin kufijtë, do të kishte mungesë të stafit në spitale”.
Merlani beson në masat që zbatohen në zonat italiane të prekura nga virusi. Masa të ngjashme lokale do të merren gjithashtu në Tiçino nëse është e nevojshme. “Në këtë rast, do të aktivizohej stafi vendor bazë”. Si rezultat, do të vendoset, veç tjerash, nëse do të anulohet karnavali.
Nesër, e hënë, autoritetet e kantonit do të vendosin se cilat masa do të merren për mbrojtje nga koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje