Portrete të firmave
Shqiptarët duhet të mësohen me shërbimet e spitex-it
“Spitex-i “am.pm” numëron 50 infermierë/e. Kishte filluar me një filial në Bremgarten në vitin 2015 ndërsa tani operon në 3 qendra: në Cyrih, Aargau dhe Zug”, thotë Petrit Markaj, menaxher .
Gjenerata e parë, ose prindërit tanë kanë ardhur në Zvicër qysh në vitet e 70-ta. Shumica prej tyre tani po e kalojnë moshën e pleqërisë me fëmijët dhe nipërit në Zvicër, e shumë pak nga ta kanë vendosur të kthehen në Kosovë, ndërsa janë tejet të raste të rralla kur ata u drejtohen shtëpive të pleqve apo shërbimeve eksterne Spitex.
Por, nëse vendosni që edhe pas pensionimit të jetoni në Zvicër, fillimisht duhet të liroheni nga brenga se nuk jeni të siguruar mirë. Kjo sepse edhe nëse nuk ka kush të kujdeset për ju, „Spitex“ është shërbimi, i shpërndarë në gjithë Zvicrën, i cili ofron përkujdesje shëndetësore për të moshuarit në shtëpitë e tyre.
“Spitex” madje ofron edhe shërbimet elementare për pastrim dhe të gjitha nevojat tjera shtëpiake, prandaj të moshuarit nuk janë të detyruar të presin ndihmën e askujt”, thotë Petrit Markaj, i cili menaxhon “Spitexin” e tij privat me emrin “am.pm”, që funksionon nga viti 2015 në Zvicër.
Spitex-et dhe shtëpitë e pleqve, ende tabu për shqiptarët e Zvicrës
Përkundër të mirave që sot ofrojnë shërbimet “Spitex” apo qendrat e të moshuarve, kjo temë mbetet ende tabu në mesin e komunitetit tonë në Zvicër.
Megjithatë Markaj thotë se ka filluar të ndryshojë kjo qasje, të paktën në raport me “Spitexin”.” Tashmë nuk jam i sigurt që vazhdon të mbetet tabu apo kjo vjen ngase nuk janë të informuar mirë se një shërbim të tillë e mbulon sigurimi shëndetësor”, shprehet ai.
“Matja e presionit të gjakut, e sheqerit (diabetit), trajtimi i plagëve, veshja dhe mbathja, e shumë shërbime tjera ofrohen nga shërbimi “Spitex”, tregon Petriti për gamën e shërbimeve eksterne që ofrohen, duke sqaruar se nuk janë vetëm të moshuarit që mund ta gëzojnë këtë shërbim por edhe të rinjtë, të cilët duhet të trajtohen pas spitalit në shtëpi.
Rëndësia e komunikimit në gjuhën shqipe
Dallimi në mes shtëpive të pleqve dhe Spitexit është se me këtë të fundit ofrohen të njëjtat shërbime në ambientet familjarë. “Aty ku janë plakur me familjarë”, thotë Markaj, me prejardhje nga Prishtina
Në organizatën Spitex, e cila ka të punësuar infermierë/e me njohuri të mira të gjuhëve të huaja, synojmë që ata/o t’i përshtaten edhe kulturës dhe mentalitetit të pacientëve shqiptarë.
“Për të moshuarit shumë me rëndësi është që të komunikojnë në gjuhën e tyre. Tashmë në të gjitha institucionet punëtorët shëndetësorë automatikisht flasin në gjuhën shqipe nëse janë shqiptarë, dhe kjo është shumë më lehtë për të trajtuar pacientin”.
Si t’i adresohemi “Spitex”-it?
“Shumë lehtë. Mjeku cakton nevojën që pacienti ka për shërbimin ekstern “Spitex” dhe, pavarësisht nëse pacienti është i moshuar apo i ri, ai mund të përzgjedh cilindo institucion të tillë, që janë të shumtë në Zvicër”.
Spitexi privat apo i shtetit?
“Çmimet janë të njëjta madje në disa raste spitexi privat është më i lirë se ai shtetëror në rastet kur këta të fundit marrin subvencione. Edhe po të donim, ne nuk guxojmë të jemi më të shtrenjtë”.
“Am.pm” operon në katër kantone
Të gjitha shërbimet që ofrohen në Spitexin e Petrit Markaj në katër kantone: Zürich, Aargau, Zug dhe Schwyz mbulohen nga sigurimet shëndetësore ose nga komuna.
“am.pm” tashmë numëron 50 infermierë/e ndërsa kishte filluar me një filiale në Bremgarten në vitin 2015, tani operojmë në 3 qendra, si në Cyrih, Aargau dhe Zug.
24 orë shërbim nga am.pm, për secilin dhe gjithkund në katër kantone në Zvicër.
Petrit Markaj që kishte punuar gjatë kohë nëpër shtëpi pleqsh. Ai e pranon se nuk është lehtë të menaxhohet një spitex. Por ai, nga ana tjetër thotë se nuk mjafton numri i spitex-ëve që operojnë në Zvicër në proporcion me numrin e popullatës që po plaket. “Spitex-ët ekzistues duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe madje nuk duhet të quhen konkurrentë por partnerë duke shkëmbyer shërbimet e tyre sipas regjionit”, sqaron Petrit Markaj, duke treguar se numri më i madh i pacientëve të tyre janë zviceranë.
“Janë edhe italianët që tashmë i kanë kaluar të gjitha proceset e integrimit dhe nuk i shohin si tabu shtëpitë e pleqve e as spitex-in. Madje tashmë kanë filluar edhe turqit ndërsa shqiptarët dhe ballkanasit mbeten më të rezervuar”, thotë Markaj. Ai njëherësh u sugjeron të moshuarve shqiptarë që të gjejnë rehatinë e tyre në Zvicër ngase këtu nuk u mungon asgjë ndërsa në Kosovë përkujdesja shëndetësore lë shumë për të dëshiruar. Markaj thotë se janë shumë arsye që nuk mund t’i rekomandojë të moshuarit shqiptarë të kthehen në Kosovë pas pensionimit.
Shqiptarët dhe ballkanasit tjerë, ende të rezervuar!
“Janë edhe italianët që tashmë i kanë kaluar të gjitha proceset e integrimit dhe nuk i shohin si tabu shtëpitë e pleqve e as spitex-in. Madje tashmë kanë filluar edhe turqit ndërsa shqiptarët dhe ballkanasit mbeten më të rezervuar”, thotë Markaj.
“Nuk guxojmë të jemi më të shtrenjtë se spitex-et shtetërore
“Çmimet janë të njëjta madje në disa raste spitexi privat është më i lirë se ai shtetëror në rastet kur këta të fundit marrin subvencione. Ne nuk guxojmë të jemi më të shtrenjtë”.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025