Lajme
Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali
Autoritetet italiane kanë marrë masa të jashtëzakonshme për ta luftuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, njoftoi për planin emergjent në orët e vona të së shtunës, pasi numri i personave të infektuar shkoi në 79.
Këto masa u morën pas konfirmimit se dy qytetarë italianë vdiqën për shkak të infektimit me koronavirus.
Disa qyteza në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos janë vendosur në karantinë sipas këtij plani, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Qeveria kërkoi nga rreth 50 mijë banorë të këtyre rajoneve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos udhëtojnë nëpër pjesët e tjera të vendit.
Kryeministri Conte tha se tash e tutje ndalohen hyrjet dhe daljet nga zonat e prekura nga koronavirusi pa leje të veçantë nga autoritetet.
Mësimi në shkolla është ndërprerë, ndërsa disa ndeshje të futbollit, përfshirë takimin Inter-Sampdoria, janë anuluar.
Organet italiane kanë frikë se virusi tashmë është përhapur përtej zonave të izoluara, duke e bërë më të vështirë luftën kundër përhapjes së tij.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert