Lajme
Nga sot rihapet shkolla shqipe “Nënë Tereza” në Kebek të Kanadasë
Shkollat shqipe duket se kanë shtrirje në shumë vende të botës, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe vlerat kulturore
Duke filluar nga dita e sotme, fëmijët e Diasporës shqiptare në Kebek të Kanadasë do të kenë mundësinë të marrin mësime të gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollën shqipe ‘Nënë Tereza’, e cila mbështetet nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montréal, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Bashkësia Shqiptare e Montrealit filloi punën e saj zyrtarisht më 7 korrik 2001. Në këto 19 vjet zyrtarët e kësaj shkolle thonë se pati shumë momente festash, gëzimesh, hidhërimesh, por mbi të gjitha duhet nënvizuar puna që është bërë me shkollën shqipe ‘Nënë Tereza’. Ajo është thelbi i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave dhe kulturës shqiptare, të cilat pasqyrohen më së miri në gjuhën tonë të bukur shqipe.
Kontributi i personave që kanë dhënë kohën e tyre që nga dita e parë për t’i shërbyer kësaj kauze kuptimplotë dhe hyjnore është për t’u vlerësuar për mundin e tyre.
https://www.facebook.com/AlbanianAssociationofMontreal/videos/2926758124054893/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun