Lajme
Zvicra mund të shpallë të pavlefshme të gjitha martesat në mes të të miturve
Aktualisht, martesat në mes të të miturve ose me të mitur, të lidhura në vende të huaja, mund të njihen në Zvicër, nëse kjo është në interes të të miturve

Lidhjet e martesave në mes të të miturve në Zvicër duhet të shpallen të pavlefshme, pa asnjë përjashtim. Këtë gjë e synon Komisioni Ligjor i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch
Aktualisht, martesat në mes të të miturve ose me të mitur, të lidhura në vende të huaja, mund të njihen në Zvicër, sipas legjislacionit ende në fuqi, nëse kjo është në interes të të miturve, transmeton albinfo.ch. Por kjo është absurde, thonë në komision, pasi të rinjtë në fjalë shpesh ndodhen në gjendje varshmërie nga bashkëshorti i tyre i moshuar.
Këshilli Federal aktualisht është duke punuar në një model të ri për të mbrojtur më mirë çiftet e martuara nën moshën e lejuar me ligj. Por, në këtë model nuk është paraparë shpallja e pavlefshme pa përjashtim e martesave të tilla.
Martesat e të miturve dhe ato me detyrim ose të aranzhuara kanë qenë në vazhdimësi temë me të cilën është marrë politika dhe mediat në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Në të shumtën e rasteve kur flitet për këto martesa, në shënjestër janë çiftet nga vendet e Ballkanitm, Turqia, Sri Lanka etj.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë Zvicra ka rregulla strikte në lidhje me të drejtën e qëndrimit për shtetasit e huaj. Zakonisht,...
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme
-
Plani i Swiss Rail për lidhje me Londrën dhe Barcelonën
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja