Lajme

Profesori shqiptar në Londër vlerësohet me titullin “Fellow of IET”

Profesorit Shyqyri Haxhai i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”, i cili u jepet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë

Është bërë e ditur se profesori shqiptar universitar në Londër, Shyqyri Haxha, është vlerësuar me titullin “Fellow of IET (FIET)”, një nga titujt më të rëndësishëm të Insitutit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë (IET) që u jepet profesionistëve më të mirë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe disiplinave të caktuara në Britaninë e Madhe, transmeton albinfo.ch.

Duke qenë se Haxha jeton prej disa vitesh në Londër, tani ai është ligjërues në universitetet më prestigjioze në Angli, ndërsa ai së fundmi mori një nga titujt më të rëndësishëm të Insitutit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë (IET) që u jepet profesionistëve më të mirë në fushën inxhinierisë.

Po ashtu kujtojmë se ai për një kohë të ka qenë kryeshef i Postës të Kosovës (PTK), në kohën e të cilit posta ka njohur zhvillimin më të madh.

Ai përmes Facebook në një postim e ka dhënë lajmin e mirë se i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”, i cili u jepet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse.

“Nga sot, më është dhënë titulli Fellow of IET (FIET). Ky titull është shkalla më e lartë në ‘Institution of Engineering and Technology (IET)’. Titulli FIET iu japet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse”. /Albinfo.ch