Lajme

“Deutsche Bahn” kërkon 25.000 punonjës të rinj

Kompania hekurudhore shtetërore e Gjermanisë, “Deutsche Bahn”, kërkon të punësojë gjatë këtij viti rreth 25 000 punonjës të rinj.

Më së shumti kërkohen drejtues automjetesh ose staf për mirëmbajtjen hekurudhore.

Gjithashtu, kërkohen edhe nëpunës në stacionet hekurudhore, ekspertë IT dhe inxhinierë.

Nga 25 000 vendet e reja të punës, është planifikuar që praktikantët të përbëjnë rreth 4700 vende, përcjell Albinfo.ch