Lajme

Takimi i parë i profesionistëve shqiptarë të diasporës në mjekësi

Qëllimi është rritja profesionale dhe rrjetëzimi i mjekëve brenda dhe jashtë trevave shqiptare

Elona Meta Haubrich, mjekja shqiptare në Gjermani, njëkohësisht kryetare e “Federatës Europiane të Mjekëve Shqiptarë në Europë”, do të përfaqësojë shoqatën e saj në “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, i cili do të zhvillohet më 20 shkurt në Tiranë.

Gjatë një interviste televizive, ajo shprehet se qëllimi i shoqatës që ajo drejton është rritja profesionale dhe rrjetëzimi i mjekëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Federata Mjekët Shqiptarë në Europë” po realizon konferencën mjekësore të radhës falë kontributit të mjekëve në diasporë.

Thuhet se kjo federatë, përmes aktiviteteve që organizon, synon një rrjetëzim të mjekëve shqiptarë në diasporë me qëllim njohjen me njëri-tjetrin dhe shkëmbimin e përvojave.

Po ashtu, aty janë ftuar të marrin pjesë edhe mjekët shqiptarë në diasporë që ushtrojnë aktivitetin në vende europiane, si Itali, Gjermani, Francë, Zvicër dhe kanë prezantuar aty punimet e tyre mbi të rejat në mjekësinë moderne. /Albinfo.ch