Muzikë
Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani festoi 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Mbrëmja festive u organizua dje nga Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Brikena Muharremi, ka qenë pjesë e disa aktiviteteve kulturore të organizuara me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe. Një ndër aktivitetet ku ajo ishte pjesëmarrëse është mbrëmja festive e organizuar dje nga Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ajo është shprehur shumë e gëzuar për këtë aktivitete që shërbejnë në ruajtjen e kulturës së mirëfillt shqiptare.
“Komuniteti ynë në Britani të Madhe javën e kaluar festoi Pavarësinë e Kosovës me një numër aktivitetesh. Ishte kënaqësi të marr pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani. Në fjalimin tim si përfaqësuese për Britani të Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës falemnderova Forumin që bëri bashkë komunitetin me këtë organizim. Thashë se ne festojmë një rrugëtim që Kosova bën si shtet si rezultat i shumë sakrificave jo vetëm të popullit tonë por edhe të popujve tjerë që kontribuan për lirinë tone”, u shpreh Muharremi.
Po ashtu ajo shtoi se për gjitha këto aktivitete është krenare dhe shprehet falenderuse nga shoqatat për organizimin e tyre.
“Shtova se jemi krenarë që tani festojmë të lirë duke dëshmuar veten si komb i cili ka aq shumë për t’i dhënë botës. Gjithashtu falemnderova të gjitha shoqatat në Britani dhe kudo në botë për punën që bëjnë për të promovuar kulturën tonë dhe për të ruajtur identitetin tonë”.
“Ndërkohë më 12 shkurt ishte kënaqësi të marr pjesë në koncertin me muzikë klasike të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër ku artistë kosovarë me në krye mezosopranon e suksesshme Besa Berberi shkëlqyen me performancat e tyre. Falemnderoj Ambasadën për ftesën dhe për një mbrëmje të mrekullueshme”, tha ajo. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha