Kosova
Për 12 vjet, shteti i Kosovës nuk pati rritje të nevojshme ekonomike
Kosova ka nevojë për rritje ekonomike reale, jo numerike
Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare, me 48.9 për qind. Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), në TM3 2019 fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.1 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 77.8 për qind, krahasuar me meshkujt 38.6 për qind. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.5 për qind, ndërtimtaria me 13.5 për qind, prodhimi me 12.5 për qind, si dhe arsimi me 8.9 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Po ashtu, të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (12.7 për qind) në muajin dhjetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sa i përket varfërisë, rreth 25 mijë familje në tërë Kosovën konsiderohet se jetojnë vetëm me asistencë sociale. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova kishte filluar vitin e pavarësisë më 2008 me një rritje ekonomike mbi 5 për qind, por më pas këtë shkallë të rritjes ekonomike nuk e kishte arritur më.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe pse vitet e fundit është vlerësuar se rritja ekonomike ka qenë mbi katër për qind, ajo rritje ekonomike duhet të jetë reale.
“Kosova ka nevojë për rritje ekonomike reale, jo numerike. Kosova nuk duhet ta promovojë rritjen ekonomike prej 4% bazuar vetëm në një indikator dhe atë vetëm në rritjen e konsumit”, tha Gërxhaliu. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?