Lajme
Arlind Ajeti tashmë pjesë e klubit danez
Tashmë është zyrtare, Arlind Ajeti do të mbetet thjeshtë një ëndërr dimri për Shkëndijën e Tetovës dhe Tiranën pasi ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht në Danimarkë te skuadra e Velje Boldklub aty ku do të ketë shok skuadre dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Arbnor Muçollin.
Nuk bëhet të ditura termat e kontratës që ka firmosur Ajeti me Veljen por klubi që luan në ligën e dytë të futbollit danez do t’i japë kohën e përshtatshme futbollistit shqiptar për të rifituar gjëndjen optimale në aspektin fizik.
Ajeti nuk luan që nga fundi i sezonit të kaluar kur mbylli aventurën në Zvicër me Grasshopers. Duke patur parasysh që ka 7 muaj që nuk zbret në fushë, do t’i duhet pak kohë që të fitojë formën e duhur për të luajtur, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër