Kosova
Ekzekutoi me nga dy plumba në kokë, vëllai u qëllua në gjumë – detaje tjera rreth vrasjeve
Shtëpia e familjes Bllaca në Gjilan sot u kthye në zonë krimi pasi që vajza e vetme e kësaj shtëpie, policja Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.

Viktimat dyshohet që janë qëlluar me nga dy plumba në kokë, shkruan Sinjali, përcjell albinfo.ch
Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.
Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.
Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca ka bërë vetëvrasje në koridorin e shtëpisë së saj.
Rastin e kishte konfirmuar dhe Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
Jeta në Zvicër
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino