Kosova
Zyrtarja policore i ishte nënshtruar një trajtimi psikik
Në lagjen “Bujana” të Gjilanit sot kanë mbetur të vdekur 5 persona. V.B., zyrtare e Policisë së Kosovës, sipas Prokurorisë Themelore të Gjilanit dyshohet se ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes së saj, prindërit dhe dy vëllezërit dhe pas kësaj ka vrarë edhe veten.

Sipas burimeve të Gazetës Express, zyrtarja policore V.B. dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi psikik, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për suspendimin e saj nga puna. Ndërkohë tashmë Prokuroria ka filluar të hetojë rastin mbi dyshimet rreth gjendjes psikike të polices, e cila sot dyshohet se ka vrarë 4 anëtarët e familjes dhe veten.
Në Gjilan tashmë ka filluar edhe nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca.
Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13 nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund ajo ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
Jeta në Zvicër
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino