Lajme

Kosovarja 19-vjeçare, kandidate për Këshillin kantonal të Emmenit

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, së fundmi, kandidatja më e re dhe e vetme shqiptare, Fëllanza Avdijaj, ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale në qytetit Emmen në kantonin e Lucernit

Fëllanza Avdijaj, me prejardhje nga qyteti i Istogut, është një tjetër kosovare që kandidon në zgjedhjet kantonale, në qytetin Emmen të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Fëllanza Avdijaj është vetëm 19-të vjeçare, por me potencial të madh dhe që premton shumë për politikën dhe shoqërinë zvicrane, e po ashtu edhe shqiptarëve në përgjithësi atje.

Ajo është kandidatja më e re dhe e vetmja shqiptare që kandidon për Këshillin e qytetit Emmen në kantonin e Lucernit në kuadër të të rinjve liberalë (Jungpartei der FDP) të FDP-së, të cilat do të mbahen më 8 mars 2020.

Ajo ka lindur dhe jeton në Luzernin e bukur, ka përfunduar “Dentalasistentin” me sukses të shkëlqyer në Kantonin e Zugut dhe tani ndjek “Maturitetin” dhe do të fillojë studimet në vitin 2021 në Universitetin Pedagogjik, shkruan albinfo.ch.

Po ashtu, Fëllanza është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se zemra i rreh ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje jetojnë gjyshërit dhe shumë nga familjarët e saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.

Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me kandidaten Fëllanza Avdijaj që mund ta lexoni më poshtë:

 

Albinfo.ch: Së pari na trego rreth vendlindjes suaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit tënd, (drejtimi që keni studiuar)?

Jam 19-vjeçare e lindur në Luzernin e bukur, ndërsa nga Kosova jam me prejardhje nga komuna e Istogut.

Shkollën fillore e kam përfunduar në Emmenbrücke ku jetojë dhe veproi edhe sot. Kam përfunduar Dentalasistentin me sukses të shkëlqyer në Kantonin e Zugut tani ndjek Maturitetin dhe do të filloi Studimet në vitin 2021 në Universitetin Pedagogjik.

 

Albinfo.ch: Cilat kanë qenë disa nga aktivitetet tuaja më të shpeshta në Zvicër?

Unë në moshë kaq të re e kam përqendruar të gjithë kohën në arsimim, duke e bazuar se arsimi është arma e vetme për ardhmëri më të sigurt dhe më të dobishme për të gjithë ne, prandaj kam pasur shumë pak kohë dhe mundësi për aktivitete shtesë. Deri tash jamë munduar ta ndërtoi bazën nëpërmjet shkollimit tim sa ma professional dhe që shpresoi që do të më mundësohet më tepër në të ardhmen të kyçemi në aktivitete konkrete.

 

Albinfo.ch: Sa është e vështirë të ambientohesh me shtetin e Zvicrës dhe çfarë hapa keni ndjekur atje?

Unë ketu kam lindur dhe ndjek shkollimin këtu gjë që më mundëson kyçjen dhe më lehtëson procesin që të ambientohem shumë shpejtë e në veçanti në Zvicër që na mundëson më tepër në çdo aspekt, dhe njëkohësisht fal edhe familjes time të integruar shumë mirë, nuk e kam pas aspak të vështirë, e ndjej veten shumë mirë në të gjitha aspektet përfshir këtu shkollimin, punën dhe kudo tjetër.

Albinfo.ch: Çfarë ju bëri që të filloni angazhimin tuaj në politikën zvicerane?

Ishte krejt rastësi se kisha ëndrruar një kyçje në veçanti në politikë, por takova ish-presidentin e kësaj partie që kishte një takim me babain tim dhe shfaqa interesimin tim se mund të kontriboja në aktivitetet e rinisë shqiptaro zvicëriane dhe t’u ndihmoja që idet tona të realizohen apo të jenë pjesë e programit ditor.

 

Albinfo.ch: Pra, është hera e parë që po kandidoni në zgjedhjet kantonale në Zvicër?

Po, është hera e parë dhe kandidoj me shumë vullnet të mirë pa marrë parasysh a do të jem pjesë e fitores, por kandidimi im më jep shumë përvoja të reja dhe njëkohësisht më jipet mundësia të takoi edhe shumë aktivist të ri që kontribojnë në drejtimin e një ardhmërie të shëndosh pa marr parasysh drejtimin.

 

Albinfo.ch: Pse keni zgjedhur pikërisht partinë “FDP.Die Liberalen”?

Së kësaj partie i takonte zotërija që unë takova për herë të parë ku ai më inspiroi për veprimin e një mundësie të re për të kontribuar për të gjithë të tjerët, jo që kisha menduar ndonjëherë të hyja politikës, por tani me pëlqen ideja dhe synimet e ksajë partie që mendoi se kanë një platformë të mirë dhe ka shumë hapësirë për të kontribuar.

 

Albinfo.ch: A keni qenë pjesë e ndonjë debati, qoftë në media apo tubime publike?

Jo, ende nuk më është dhënë mundësia mediatike, sepse skam pasur aktivitete konkrete për të treguar, por për nga natyra u qëndroj larg mediave, sepse më tepër më pëlqen prezantimi personal mbrenda rrethit se sa ai publik, por kam pasur vetem takime me zonjat që e udhëheqin këtë parti në Luzern.

 

Albinfo.ch: Cili është plan-programi juaj nëse do të arrini të fitoni, (përkushtimi juaj në cilat fusha do të jetë më i madh)?

Jam shum e interesuar të përkushtohem për edukimin e të rinjve.

Është shumë e rëndsishme që profesionalisht të përmbushemi dhe të jemi të kënaqur më atë që e bëjmë apo të krenohemi ata që jemi, se gjysma e jetës sonë kaloon në punë dhe duhet ta njohim atë mire.

Koha e lirë është pra një pikë e rëndsishme e interesave të mia, dhe duhet te kemi kohë të mjaftushme për atë që bëjm jashtë punës.

 

Albinfo.ch: Sa është i lartë potenciali i votuesve zviceranë atje dhe në përgjithësi diasporës shqiptare, dhe kush mendoni se do të jenë më shumë votuesit tuaj?

Mendoj se shqiptarët do na mbështesin, se kemi një numër të madh shqiptarësh që kanë të drejt vote por edhe të gjithë qytetarët e kësaj komune, që shpresoj të mos ketë dallime se cilës kombësie i takon, por njëkohësisht shumica përkrahin edhe kandidatët e rinjë që kanë një frymë të re politike gjë që rinia është edhe një e ardhme në të gjitha sferat e shoqërisë.

 

Albinfo.ch: Sa jeni e lidhur me vendin e lindjes dhe sa herë në vit e vizitoni Kosovën?

Shumë, shumë jam e lidhur, zemra më rrehë disi ndryshe kur prekë tokën e Kosovës, edhe pse kam lindur në zvicër kam shumë lidhje me Kosovën ku atje jetojnë gjyshërit tanë dhe shumë nga familjarët tanë. Sa herë që më jepet mundësia, shkoi në Kosovë.

 

Albinfo.ch: Në një të ardhme, sa do ishin gjasat që ta zhvilloni karrierën tuaj politike në Kosovë?

Për këtë pyetje disi skam përgjigje, politika në Kosove më duket tepër e vështirë apo njëkohësishtë të them shumë e komplikuar, ndoshta nga ajo që nuk e njohë unë por besojë se edhe në Kosovë ka të rinjë të talentuar dhe shumë produktiv, gjë që ndoshta mundë të ju bëjë thirrje politikës në Kosovë që t’i ipet më tepër hapsirë të rinjëve që të kyçen në politikë dhe të bëjnë përvojë dhe të realizojnë idetë e reja që ta freskojnë sistemin politik, njëkohësisht në të gjitha sferat e jetës.

 

Albinfo.ch: Si do e përshkruanit nga këndi juaj gjendjen politike aktuale në Kosovë?

Pak është konfuze, mendoj dhe shpresoj gjithmonë më të mirën për Kosovën, por për momentin gjendja ekonomike dhe politike sidomos për të rinjët është shumë e vështirë, vende të pakta të punës , e ardhmja e tyre jo shumë e ndritshme , por shpresoi shumë që gjithqka të merrë pamje tjetër por mos të harrojm se jemi një  shtet i ri në evropë.

Uroj më të mirën për të gjithë. E DUA KOSOVËN!

 

Albinfo.ch

 

Fotografia e Florim Useini