Bota

Një i vdekur në Francë nga koronavirusi

Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi.

Ajo tha se është njoftuar natën e kaluar për vdekjen e një 80-vjeçari, i cili ishte i shtruar në spital, që nga 25 janari.

Pacienti ishte një turist kinez nga provinca Hubei, dhe kishte një infeksion të mushkërive të shkaktuar nga virsi COVID-19.

Ai erdhi në Francë më 15 janar, ndërsa më 25 janar u izolua në spital.

Aktualisht, Franca ka 11 raste nga koronavirsi, duke përfshirë edhe vdekjen e 80-vjeçarit.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka quajtur virusin një kërcënim për shëndetin global.