Lajme
Swiss ndërpret fluturimet për në Kinë deri në fund të marsit
Por ndërkohë, Swiss vazhdon fluturimet për në Hong Kog, ndonëse me kapacitet të zvogëluar
Kompania Ajrore Zvicerane Swiss do të ndërpresë fluturimet e saj për në territorin e Kinës deri më 28 Mars për shkak të Koronavirusit, njoftohet nga Swiss. Nga ky vendim janë prekur lidhjet me dhe nga Pekini e Shanghai, të cilat më parë ishin anuluar vetëm deri më 29 shkurt.
Ndërkaq, fluturimet për në Nanjing, Shenyang dhe Qingdao ishin pezulluar që më parë, për deri në fund të marsit, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë, Swiss që është filial i kompanisë gjermane Lufthansa, vazhdon fluturimet për në Hong Kong, ndonëse me kapacitet të zvogëluar.
Kompanitë tjera ajrore që bëjnë pjesë në Lufthansa Group, siç është Austria Online, po ashtu nuk do të fluturojnë më në territorin e Kinës deri në fund të marsit, ka raportuar koncerni.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë