Të tjera
Londër, koncert festiv për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka organizuar një koncert festiv për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Nën tingujt e muzikës së zgjedhur, artistët kujtuan dhe nderuan divën e muzikës shqipe, znj. Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, shkruan albinfo.ch.
Në koncertin e mbajtur në Londër, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Arrita Gjakova përshendeti dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.
Në këtë event ishin të pranishëm personalitete të shquara nga institucionet vendore politike e kulturore në Britani, si edhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar.
Interpretues e instrumentistë nga profesorë të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë u bënë bashkë në koncertin e mbështetur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, ku përgjatë dy orëve publiku në “Holy Trintity Church” në Londër pati mundësinë të dëgjojë interpretime veprash kompozitorësh të huaj dhe shqiptarë.
Pjesë e interpretuesve dhe instrumentistëve ishin: Mezosopranoja Besa Berberi, në klarinet Fatbardh Gashi, në piano Mimoza P. Drançolli dhe flaute – Dardane Nallabani-Batalli. Gjithashtu kishte edhe interpretuess të ftuar që jetojnë në Londër, z. Yaron Shavit, piano Ilya Ushakov, violinë dhe Idlir Shyti në çello. Programi ishte shkëputje veprash nga kompozitorë të njohur botërorë, si Bach, G.F. Handel e R. Schumann, shkëputje nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë, si Th. Simaku, R. Dhomi, T. Harapi, K. Gashi e H. Nimani. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha