Uncategorized

Çfarë duhet të dini rreth Shën Valentinit

Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt

Shën Valentini është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë

protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit

Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është

një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur

lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe

engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u

bënë shumë popullore.

 

Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.Legjenda e

Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën

Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të

mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre

rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka

mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të

krishterëve.

 

Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin

histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër

deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në

pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte

diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë

t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në

të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar

vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.

 

Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek

Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u

bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë,

në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të

mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të

mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua

kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të

përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të

cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur

Valentino, i ci li dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij

versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën

Valentinit.

 

Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës

së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e

njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të

madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez,

shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën

Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën

Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së

vërtetë.

 

Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe

festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime

bashkëkohore pretendojnë pà «r një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre,

kremtonin pjellorinë dhe dashurinë.

 

Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një

shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme

përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së

lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së

shenjtë të Zeusit dhe Herës.

 

Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte

një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë”

pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e

tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të

vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën

Valentinit.

 

Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of

Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:“Për këtë

ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.Kjo poezi u

shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë.

 

Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi

ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit.

Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për

çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit

nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu

referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin

çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin

partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga

Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë

dhe romancën.

 

Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen AnglezeDuke përdorur gjuhën e

ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400.

Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”.

 

Gjykata trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur

nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar

këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga

princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga

Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.

 

Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit

  1. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të

ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet

me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).“

Nesër është Dita e Shën Valentinit,Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, Të më bësh Valentinin

tënd”.— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve,

si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V

në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër

Xhurton.“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu. Ti je e imja dashuri

dhe un ë i yti jam; Kërkova Valentinin tim Dhe fati më solli tek ti”.

Shën Valentini në periudhën moderne

 

Në 1797-n, një botues britanik nxori në treg librin “Manuali i Shën Valentinit për djemtë”. Në të kishte

vargje romantike për djemtë, që s’mund t’i krijonin vetë ato. Botuesi vazhdoi më tej duke prodhuar

kartolina të gatshme për Shën Valentinin.

 

Në këtë mënyrë u bë e mundur dërgimi për herë të parë i kartolinave anonime, ku u shfaqën edhe

vargje të lira, ndryshe nga epoka Viktoriane. Letrat e Shën Valentinit u bënë të famshme në Angli në

fillim të shekullit XIX, kur filluan të prodhoheshin në fabrika. Letra në atë kohë mbështillej me shirita

 

dhe dantellë. Rizbulimi i Shën Valentinit u bë në vitin 1840 nga një shkrimtar amerikan i revistës së

përmuajshme “Grahm”, ku përmendej se Shën Valentini ishte bërë një festë kombëtare. Në Shtetet e

Bashkuara prodhimet e para masive të kartolinave të Shën Valentinit u bënë në vitin 1847, nga Ester

Howland. Babai i saj drejtonte një librari të madhe, vajza e tij, e nxitur nga festa angleze e Shën

Valentinit, mendoi që të bënte të njëjtën gjë edhe në Amerikë. Kështu nisi të merrte materialin e

nevojshëm të letrës së përdorur dhe shiritat zbukurues. Që prej vitit 2001, Shoqata e Kartolinave ka

vendosur të ak ordojë çmimin “Ester Howland” për personin që shquhet si vizionar në fushën e

krijimit të kartolinave.

 

Ëmbëlsirat e Shën ValentinitNë Britani është llogaritur se çdo vit, pothuajse gjysma e popullsisë

shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo

dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë. Në gjysmën e

dytë të shekullit XX, praktika e dërgimit të kartolinave ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të bërit

dhurata. Nisën të dhuroheshin trëndafila dhe çokollata të paketuara në kuti në formë zemre. Në vitin

1980, industria e diamanteve filloi të reklamonte Shën Valentinin si ditën e duhur për të dhuruar stoli

të çmuara.

 

Në ShBA u vlerësua se rreth 190 milionë kartolina dërgoheshin çdo vit. Gjysma e tyre u dhurohej

pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave shokëve dhe shoqeve të shkollës

apo edhe mësueseve, të cilat llogariten të jenë personat që marrin më shumë urime, duke e çuar

kështu numrin e kartolinave të dhuruara deri në 1 miliard. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me

përhapjen e jashtëzakonshme të internetit, po krijohen tradita të reja. Miliona njerëz tashmë përdorin

mjetet dixhitale si kartolinat elektronike, ftesat e dashurisë apo kartolinat e printueshme. Në vitin

2010, është vlerësuar se janë dërguar rreth 15 milionë kartolina elektronike. /Albinfo.ch.