Tematike
Afera e spiunazhit që po trondit Zvicrën
Sipas raportit, CIA dhe BND kanë spiunuar mbi 100 vende përmes ish kompanisë zvicerane. Ndër vendet e spiunuara janë edhe Egjipti, Irani, Libia, Argjentina etj
Ish kompania zvicerane Crypto AG nga kantoni i Zug-ut ka shitur për dekada të tëra pajisje të manipuluara të shifrimit. Me këto pajisje, shërbimet sekrete të SHBA (CIA) dhe Gjermanisë (BND) ishin në gjendje të lexonin transmetime sekrete nga shtete të ndryshme.
CIA dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane kishin blerë në mënyrë sekrete, në pjesë të barabarta kompaninë, në vitin 1970, shkruan srf.ch Kjo tregohet nga dokumentet e shërbimit sekret që i ka në dispozicion emisioni “Rundschau” i transmetuesit publik televiziv të Zvicrës SRF.
Nisur nga rrethanat e përmendura, Këshilli Federal fillimisht ka ndaluar shitjen e pajisjeve të ngjashme jashtë vendit nga kompania pasardhëse e Crypto AG, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal gjithashtu ka urdhëruar një hetim bazuar në hulumtimet e kryera nga SRF së bashku me ZDF dhe Washington Post.
Sipas raportit të përmendur, CIA dhe BND kanë spiunuar mbi 100 vende përmes ish kompanisë zvicerane. Ndër vendet e spiunuara përfshihen edhe Egjipti, Irani, Libia, Argjentina, etj.
CIA dhe BND mund të kenë përgjuar qindra mijëra mesazhe sekrete midis agjencive qeveritare, agjencive, ambasadave ose agjencive ushtarake. “Në një moment mbikëqyrësi im dhe unë vumë re se pajisjet kishin një derë të pasme,” ka thënë për “Rundschau” një ish-punonjës i firmës në fjalë.
Informacionet e mbledhura, konsiderohet se kanë shërbyer për të liruar pengje amerikanë ose për të zbuluar sulmet terroriste nga Libia kundër Shteteve të Bashkuara. Etj.
Sipas emisionit në fjalë të SRF, operacioni i spiunazhit ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018. Ndërkaq BND e ka braktisur atë në vitin 1993, shkruan ekipi editorial i Tamedia.
Sipas “Rundschau”, “zyrtarët e lartë” të shërbimit të inteligjencës ushtarake zvicerane ishin “tashmë në përgjithësi të vetëdijshëm për rolin e Gjermanisë dhe SHBA në lidhje me Crypto AG” në fillim të viteve 1990. “Njerëzit kryesorë në qeveri” gjithashtu kanë ditur për të.
Këshilli Federal tani ka urdhëruar fillimin e hetimeve. Leja e përgjithshme e eksportit për pajisjet e kriptos është pezulluar nga departamenti i ekonomisë deri sa të jenë zgjidhur pyetjet e hapura.
Crypto AG që nga atëherë është shpërndarë. Kompanitë pasardhëse të saj theksojnë se ata nuk kanë asnjë lidhje me Crypto AG dhe se ato me siguri nuk kanë asnjë lidhje me shërbimet sekrete amerikane ose gjermane. CIA dhe BND deri më tani nuk u janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga Tamedia.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës