Kosova

​SHBA-ja, e gatshme të përkrahë zhvillimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Abazi falënderoi ambasadorin Kosnett për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ambasadori Kosnett shprehu urimet e tij për fillim të mbarë të Qeverisë Kurti, si dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.