Gjuha

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër zgjodhi kryesinë e re

Kuvendi, me votim të fshehtë, zgjodhi Kryesinë. Kryetar i ri i SHKSHZ u zgjodh Bujar Salihu

Të dielën, më 9 shkurt 2020, në Winterthur u mbajt Kuvendi zgjedhor i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, bëmn të ditur SHKSHZ në një njoftim për albinfo.ch.

Punimet e këtij kuvendi i shpalli të hapura piktori Gani Bytyçi, ushtrues i detyrës së kryetarit deri në kuvend.

Më pastaj u procedua me leximin e Statutit dhe Rregullores së punës, të cilat, delegatët pas një debati të frytshëm e konstruktiv, i aprovuan unanimisht.

Kuvendi gjithashtu aprovoi themelimin e katër sektorëve, veprim ky që është edhe orientim i ri programor i Shoqatës.

Kryesia së shpejti do të emërojë edhe drejtuesit e katër sektorëve: Letërsisë, Arteve pamore, Arteve skenike dhe Muzikës.

Më pas Kuvendi me votim të fshehtë zgjodhi Kryesinë. Kryetar i ri i SHKSHZ-së u zgjodh Bujar Salihu, nënkryetare Shqipe Bytyçi, sekretar Florim Useini. Ndërsa anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur: Adem Dërmaku, Ilir Xheladini, Kushtrim Sylejmani, Fikrim Morina dhe Bit Gecaj.

Kryesia e re