Shëndetësi

Numri i viktimave nga koronavirusi pritet të tejkalojë SARS-in

Një shtetas amerikan ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit të shtunën, derisa një shtetas japonez po ashtu ka ndërruar jetë si pasojë e virusit, derisa koronavirusi pritet të tejkalojë numrin e viktimave nga virusi SARS më 2002-2003.

Qytetari amerikan 60 vjecar, i diagnostikuar me koronavirus, ka vdekur në një spital në Vuhan, ku edhe kishte shpërthyer virusi, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane.

Një japonez i hospitalizuar me pneumoni në Vuhan, po ashtu ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Numri i viktimave në Kinë është rritur nga 86 në 722 të shtunën, sipas autoriteteve, derisa pritet të tejkalojë rekordin e virusit SARS që shënoi 774 viktima.

Nga nëntori i vitit 2002 deri në korrik të vitit 2003, numri i rasteve të raportuara ishte 8,098.

Dy viktima janë raportuar në Hong Kong dhe Filipine, derisa 330 raste janë paraqitur në rreth 27 shteteve të botës.

Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Epiqendra e këtij virusi është në qytetin Vuhan të Kinës.