Lajme

Kuzhinieri i talentuar shqiptar nga diaspora kthehet në vendlindje

Pas shumë përvojave dhe mjeshtërisë së arritur në kuzhinë për ushqimet moderne dhe klasike në Suedi dhe Londër, ai vendosi të kthehet në vendlindje, për të zhvilluar biznesin e tij në fushën e gastronomisë

Bledar Kola, është kuzhinieri shqiptar i rikthyer në vendin e tij mbas shumë vitesh qëndrimi jashtë vendit. Ai përshkruhet nga mediat botërore si kuzhinieri që ka bërë revolucion në kuzhinën shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Ai është një kultivues i traditës me shijet moderne. Pas emigrimit në moshën 15 vjeçare në Londër, ai filloi punë në restorante të cilësisë së parë, atje. Gjithashtu, ai pati përvojë të suksesshme edhe në Suedi. Tashmë në Shqipëri, prej disa vitesh ai është i njohur si kuzhinieri që ofron gatime moderne dhe të traditës me shije mbresëlënëse.

Revista angleze “CultureTrip” shkruan për kuzhinierët më të talentuar në botë për qytetet që i frymëzojnë ata dhe pamjet, aromat dhe ndjesitë që drejtojnë qasjen e tyre ndaj ushqimit. Njëri prej tyre është Bledar Kola, i cili për vite me radhë ka qenë kuzhinieri më i pëlqyer në Londër me ushqimet e tij, tani ai ai po udhëheq revolucionin në gastronominë shqiptare për katër vitet e fundit, duke treguar bukurinë e pazbuluar në aspketin e ushqimit dhe pamjes së tyre në qytetetin e Tiranës. /Albinfo.ch

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Kaataa

 

Fotografia e Kaataa

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Bledar Kola

 

Fotografia e Bledar Kola

 

 

Fotografia e Bledar Kola