Lajme
Benedict e Zvicrës, marrëveshje në Egjipt për arsimimin në hoteleri
Në ceremoninë e nënshkrimit kanë qenë pjesëtarët e një delegacioni zviceran të udhëhequr nga Këshilltari Federal (ministri) i Zvicrës, Guy Parmelin. Duhet të theksohet se pjesë e Bordit Menaxhues të Grupit të Edukimit “Benedict”, për më shumë se dy dekada janë edhe dy vëllezërit kosovarë, Arsen dhe Arben Shoshi.
Kajro, Egjipt. Shkolla Zvicerane e Hotelerisë B.H.M.S. ka nënshkruar të premten një marrëveshje me Universitetin Badr (BUC) në Kajro për transferimin e aftësive profesionale në degën e hotelerisë. Kjo marrëveshje është mundësuar nga “rainbow unlimited”, një partner i B.H.M.S. për zhvillimin e biznesit, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka pasur një prani të nivelit të lartë, si nga Zvicra ashtu dhe nga Egjipti. Aty kanë qenë pjesëtarët e një delegacioni zviceran të udhëhequr nga Këshilltari Federal (ministri) i Zvicrës, Guy Parmelin, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt. Po ashtu, pjesë e ceremonisë së nënshkrimit ka qenë edhe S.E. Hisham Tawfik, Ministër egjiptian për Sektorin e Ndërmarrjeve Publike, dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë egjiptiane por edhe të sektorit privat
B.H.M.S. Shkolla për Menaxhim të Hotelerisë në Lucern është pjesë e Grupit të Edukimit “Benedict”.
Ky partneritet e vë në pah rolin e B.H.M.S. në zhvillimin e ofertës së saj për edukimin në lëmin e hotelerisë në vendet afrikane. “Jam i kënaqur që kemi mundësinë të punojmë me një universitet aq të spikatur si BUC (Badr-Universität, Kairo), i cili ka të njëjtin vizion në ofrimin e arsimit nga fusha e hotelerisë me cilësi të lartë për studentët. Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin tonë strategjik “offshore” në kontinentin afrikan dhe përgjithësisht në nivel ndërkombëtar”, shprehet Heinrich Meister, kryetar i BHMS.
Duhet të theksohet se pjesë e Bordit Menaxhues të Grupit të Edukimit “Benedict”, për më shumë se dy dekada janë edhe dy vëllezërit kosovarë, Arsen dhe Arben Shoshi.




Më shumë info për Benedict Group në linkun në vijim: Benedict
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











