Uncategorized

Nesër në lokalet e kryeqytetit do të jehojë kënga e Nexhmije Pagarushës

Në lokalet e Prishtinës ditën e nesërme do të dëgjohet kënga e Nexhmije Pagarushës. Kjo do të bëhet pas koordinimit në mes të shoqatës së Gastronomëve dhe ministren e Kulturës, Vlora Dumoshin, në nderim të bilbilit të Kosovës.

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës së Gastronomëve.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare.

Njoftimi i plotë i shoqatës së Gastronomëve

Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.

Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne.

Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre.

Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona.

Me rrespekt,

Petrit Kllokoqi – Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës.

LAVDI!