Lajme
Me rregullat e reja, procedura e azilit, nga 280 është shkurtuar në 50 ditë
Ndërkohë, shkalla e ankesave të bëra nga azilkërkuesit është pak nën 35 për qind, që është vetëm pak më shumë se para se të hynin në fuqi rregullat e reja
Sekretariati Shtetëror për Migracion, SEM, duke bërë bilancin afër njëvjeçar, është shprehur i kënaqur me rregullat e reja lidhur me kërkesat për azil, të cilat kanë hyrë në fuqi një vit më parë.
Me këtë ndryshim, që ka hyrë në fuqi më 1 mars të vitit 2019, procedurat e azilit kanë përfunduar mesatarisht brenda 50 ditësh, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch. Për të vërejtur ndryshimin, duhet pasur parasysh se këto procedura dikur merrnin mesatarisht 280 ditë, thonë në SEM.
Ndërkohë, shkalla e ankesave të bëra nga azilkërkuesit është pak nën 35 për qind, që është vetëm pak më shumë se para se të hynin në fuqi rregullat e reja.
Sidoqoftë, SEM në konferencüen për shtyp, të mbajtur sot në Bernë, nuk i ka përmendur kritika për procedurat e përshpejtuara, të shprehura nga faktorë tjerë në këtë fushë.
“SEM është duke vepruar nën presion politik dhe ka ambicie të tepruara”, ka kritikuar në një intervistë në «NZZ» këtë javë Agjencia Zvicerane e Refugjatëve (SFH)
Drejtorja e SFH Miriam Behrens, ka thënë se autoritetet e azilit kanë shikuar vetëm ritmin gjatë procesit, përcjell albinfo.ch. Ndërsa cilësia e disa vendimeve të marra është e dobët. Dhe kjo, sipas saj, është arsyeja përse shumë ankesa janë të suksesshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë