Kosova
Qeveria Kurti kushton 13 milionë euro më pak se e Haradinajt
Tkurrja e kabinetit qeveritar i kursen vendit rreth 13 milionë euro, sipas një analize që ka publikuar Instituti GAP.
Qeveria Kurti me dy zëvendëskryeministra, 15 ministra e 35 zëvendësministra, do të kushtojë miliona euro më pak se qeveria paraprake, që përbëhej nga pesë zv.kryeministra, 19 ministra dhe mbi 80 zëvendësministra.
Edhe pse koalicioni VV-LDK kishte planifikuar të kishte vetëm 12 ministri, një ditë para zyrtarizimit partitë bëri të ditur se kanë vendosur të formojnë qeverinë me 15 ministri. Teksa një qeveri me 12 ministri vendit do t’ia kursente 15.5 milionë euro, një e tillë me 15 ia kursen vendit 13 milionë euro.
Në infografikën e re është llogaritur se Qeveria Kurti do të ketë 33 zëvendësministra, për dallim nga PAN-i që kishte më shumë se 80. Këshilltarë të lartë të ministrave do të jenë 15 nga 21 sa ishin në qeverisjen e kaluar. Në 90 nga 126 ka rënë numri i këshilltarëve të ministrave.
Duke u bazuar në shpenzimet e ish-qeverisë, me formatin e zvogëluar, për një mandat Qeveria Kurti do të kursejë 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefona mobilë, karburante e telefona fiks, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor