Integrimi
Shqiptarja që e bëri të shkëlqejë Jennifer Lopez-in në Super Bowl
Jo vetëm që Jennifer Lopez i ka shtangur të gjithë shikuesit me performancën e saj artistike në Super Bowl, por njerëzit në gjithë botën ishin kureshtarë të dinë se si fytyra e saj dukej aq rinore.
Mediat botërore, ndër to edhe „dailymail“ kanë zbuluar se kush ishte „fajtorja“ që bëri këngëtaren 50-vjeçare të shkëlqente aq shumë në atë spektakël. Emri që ka pushtuar botën, e cila „fshihet“ pas bukurisë së Jeniffer Lopez, është shqiptarja Toska Doçiqi – Husted, pronare e qendrës së njohur estetike “Toska European Spa” në Karolinë Veriore, raporton „albinfo.ch“.
Një javë para “Super Bowl”, ekspertja e estetikës udhëtoi enkas nga Charlotte, Karolina Veriore për në Maimi për t’i bërë Jenniferit tretmanin e famshëm “Triple Lift Luxury Facial”. Shkëlqimin që kishte këngëtarja Lopez, e kishte frymëzuar edhe të fejuarin e saj, Alex Rodriguez sa që vendosi të shkojë për trajtim në qendrën estetike të Toskës.
Toska është lindur në Prishtinë. Në vitin 1992 ajo migron në Londër, ku studio për trajtime estetike të lëkurës dhe bukurisë. Pas 15 vjetësh në Londër, shpërngulet në Amerikë. Në vitin 2010 themelon edhe qendrën estetike në Amerikë. Qendra e saj është bërë shumë e famshme, e cila kujdeset për fytyrat e yjeve të njohur botërorë, duke përfshirë këtu edhe Kim Kardashain dhe Jennifer Aniston, shkruan albinfo.ch.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor