Tematike
Zvicra promovon transparencën dhe demokracinë lokale në Kosovë
Zvicra është duke promovuar "qeverisjen e mirë" në rreth 50 vende. DEZA (SDC) ka shënuar një bilanc pozitiv, të cilin e ka prezantuar sot në konferencën e saj vjetore me media
Zvicra ka përmbushur qëllimet e vendosura për periudhën 2017-2020, ka thënë Manuel Sager, Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA), të martën para mediave në Bernë. Objektivat parashikonin që DEZA të promovojë më shumë pjesëmarrjen e publikut dhe administrimin më transparent në vendet që ajo i ka prioritet, thuhet në një njoftim për emdis të kësaj organizate.
Ndër synimet e DEZA-s kanë qenë të promovojë proceset demokratike dhe të përmirësojë shërbimet publike, transmeton albinfo.ch. Në total, 54 për qind e fondeve kanë shkuar për projekte që mbështesin qeverisjen e mirë. Në total, 818 milion CHF janë investuar në zgjerimin dhe përmirësimin e institucioneve shtetërore në vendet e synuara.
Ukraina është një shembull në këtë drejtim: mjetet elektronike që janë financuar nga DEZA kanë për qëllim të bëjnë më të lehtë për qytetarët qasjen në administratë e cila, për shkak të korrupsionit të përhapur, gëzon fare pak besim tek popullata, përcjell albinfo.ch. Në këtë kontekst janë mbështetur: një agjenci qeveritare, organizata të shoqërisë civile, media lokale dhe kompani private. Dhe kjo është kurorëzuar me sukses: Në vend të 40,000 përdoruesve të parashikuar, me aparaturën “e-demokraci” të instaluar me paratë zvicerane tashmë ka 885,000 përdorues.
Një pikë tjetër ku është fokusuar DEZA është Fondacioni “Hirondelle”, i cili mbështet “gazetarinë e përgjegjshme”, veçanërisht në Afrikë. Në Benin, paratë zvicerane janë derdhur për të ndihmuar avancimin e grave, duke promovuar kandidaturat e grave në zgjedhje. DEZA vë në dukje se si rezultat i kësaj tashmë disa gra janë zgjedhur kryetare bashkish dhe kryetare qarku.
Në Kosovë, ku DEZA është aktive prej një kohe të gjatë, ajo ka bërë fushatë që komunat të mbledhin më shumë taksa. Në këtë mënyrë është arritur të përmirësohet infrastruktura, transmeton albinfo.ch. Autonomia dhe demokracia lokale në Kosovë janë mbështetur në kuadër të projekteve të DEZA-s në 38 komuna të vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë