Kuriozitete
Ajna shkurton flokët për t’ua dhuruar fëmijëve me kancer
Ajo quhet Ajna, është me moshë e vogël, por ka një zemër të madhe.
Sot, vogëlushja ka vendosur të shkurtojë flokët, e krejt këtë e ka bërë për t’ua dhuruar bashkëmoshatërëve të saj, të cilët janë prekur nga kanceri, transmeton Indeksonline.
Madje, Ajna, sipas babait të saj, ka kohë që i ka rritur flokët vetëm për këtë qëllim.
“Kjo jetë është më e bukur kur ndihmojmë dhe e ndajmë me të tjerët.
Vajza ime, Ajna, ka shumë kohë që i zgjat flokët për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë me kancer.
Ajna donte të rikthente buzëqeshjen e shpresën te këta fëmijë, ajo dhuroi për të treguar se sa shumë i ndjen ata”, ka treguar babai i saj.
Ai ka thënë gjithashtu se vajza e tij, s’ është hera e parë që bëhet pjesë e këtyre iniciativave.
“Ajna ka qenë aktive në shumë organizime për ta dhe është mishëruar me dhimbjen, luftën dhe shpresën e tyre.
Jam mjaft i lumtur që vajza ime e ka kuptuar se kjo jetë është më e bukur kur ndihmojmë dhe e ndajmë me të tjerët”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut