Shëndetësi

Vetëm 15 autoambulanca për 200 mijë banorë të Prishtinës.

Makinat e ndihmës së shpejtë, që njihen edhe si autoambulanca, jave vetëm 15 të tilla në Komunën e Prishtinës, e cila zyrtarisht ka afro 200 mijë banorë.

Drejtori në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Bujar Gashi, për IndeksOnline ka thënë se se ky numër i makinave të ndihmës së shpejtë i plotësojnë nevojat e qytetarëve.

Për shkak të komunikacionit të dendur dhe numrit të vogël të autoambulancave ka edhe vonesa të tyre në vendin e ngjarjes.

Por drejtori Gashi, ka thënë se koha mesatare e arritjes në vendin e ngjarjes është 6 minuta.

“Qendra e Mjekësisë Urgjentë ka 15 autoambulanca. Momentalisht ky numër i plotësojnë nevojat.

Zakonisht nuk ka vonesa, koha mesatare e arritjes në vendin e ngjarjes, sipas hulumtimit të fundit është më pak se 6 minuta”, ka treguar ai për IndeksOnline.

Gashi ka thënë se numri i thirrjeve telefonike urgjente që adresohen nga qytetarët në QMU, në baza ditore shkon në 100 thirrje.

Por sipas tij nuk janë të gjitha të natyrës urgjente.

“Në 24 orë sillen rreth 100 telefonata, mirëpo jo të gjitha janë urgjente. Thirrjet janë nga më të ndryshmet, prej atyre më urgjente me prioritet 1 deri te ato kronike”, shtoi ai.

Por, Gashi shprehu nevojën për shtimin e numrit të ekipeve mjekësore, të cilat do t’u dilnin në ndihmë qytetarëve. Ai thotë se brenda ditës punohet me katër ekipe.

“Funksionojmë me 4 ekipe, do të ishte mirë të kemi 5 ekipe, mirëpo edhe këtë vit vështirë se do te mund t’i bëjmë 5 ekipe”