Teatër

Më 13 shkurt ora poetike “Republika”

Më 13 shkurt në Kino Armata, duke filluar nga ora 17:00, mbahet ora letrare “Republika”

Organizuar nga OJQ-ja “Social Creativity”, ky manifestim këtë vit shënon edicionin e dytë dhe mëton të jetë tradicional, duke u zgjeruar tutje si koncept dhe format.

Kësaj radhe 12 poetë do të lexojnë në shënim të 12 vjetorit të Pavarësisë, shkruan ObserverKult, përcjell albinfo.ch.

“Republika”, do të flas përmes vargjeve të poetëve: Primo Shllaku, Sali Bashota, Dije Demiri Frangu, Ilire Zajmi, Donika Dabishevci, Naime Beqiraj, Besnik Camaj, Halil Matoshi, Ilaz Hysaj, Vlora Konushevci, Sibel Halimi dhe Donart Rexhbogaj”, bënë të ditur organizatorja, Vlora Ademi.

Leximet do të përcjellen me tinguj të okarinës nga mjeshtri i madh dhe i vetmi i veglave muzikore me frymë, Shaqir Hoti.