Bota
Franca i ribashkohet Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
Franca u tërhoq nga nga anëtarësia në RCC në 2014-ën.
Gjatë takimit të nivelit të lartë të Nismës Koordinuese Franko-Gjermane që po zhvillohet sot në Berlin, për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor, ministri francez për Europën dhe Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian, njoftoi se Franca ka vendosur t’i ribashkohet Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
“Ky është një lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor, RCC dhe bashkëpunimin rajonal. Unë e mirëpres Francën në organizatë dhe e shoh këtë si një mundësi të nevojshme për të punuar bashkërisht për transformimin e vendeve tona në shtetet e ardhshme anëtare të BE-së”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Franca u tërhoq nga anëtarësia në RCC më 2014-ën dhe vendimi për t’u rikthyer tregon angazhim të fortë për të punuar së bashku me rajonin dhe projektet e reja për transformimin e tij, njofton Klan Kosova.
“Ky vendim [për t’ju bashkuar RCC] u mor në kuadër të Strategjisë Franceze për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Presidenti i Republikës, prillin e kaluar. Kjo Strategji ndërministrore ka për qëllim mbështetje më të fortë për stabilizimin, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe forcimin e shtetit të së drejtës si edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Përveç dimensionit dypalësh, Strategjia Franceze mbështet bashkëpunimin rajonal, një element kyç për pranimin e vendeve të rajonit në BE. Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e punës së RCC-së, veçanërisht në fushat e investimeve, marrëdhënieve dhe sigurisë”, tha Le Drian në letrën e tij drejtuar RCC-së.
Gjermania dhe Franca e organizuan bashkërisht takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane për kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor. Takimi është bashkëkryesuar nga ministri Federal gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ministri francez për Europën dhe Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian, komisionerja Europiane për Punët e Brendëshme, Ylva Johansson dhe komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik