Lajme
Profesoresha kosovare në Universitetin e Melburnit, në Australi
Shumë qytetarë australianë në rrezik të vdekjes së hershme për shkak të një sëmundje gjenetike të veshkave së shpejti do të jetojnë më gjatë. Dhe, një nga njerëzit kryesorë që është përgjegjës për këtë është një shkencëtare me origjinë nga Kosova.
Zanfina Ademi është shqiptarja që mban titullin ‘Profesor i Asociuar’, është e angazhuar si kërkuese shkencore në Epidemiologji dhe Mjekësinë Parandaluese në Universitetin e Melburnit në Australi, transmeton albinfo.ch.
Që prej vitit 2012 ajo është e angazhuar në punë kërkimore shkencore në këtë fushë të diagnostikimit të hershëm të kolesterolit të keq që shkakton vdekjen te njeriu. Kërkimi që Ademi ka kryer nxjerr në pah që diagnostikimi i hershëm, i zgjat jetën pacientit nga 5 deri në 8 vjet. Ligjvënësit australianë kanë marrë për bazë hulumtimet që Ademi ka udhëhequr dhe bazuar në arritjet e saj shkencore, duke filluar nga ky vit, ata që janë në rrezik të çrregullimit gjenetik të shkaktuar nga nivelet e larta të kolesterolit, që çon në sëmundje kardiovaskulare të hershme, do të kenë qasje të re në ekzaminimin e financuar nga shteti i Australisë që nga fëmijëria e hershme.
Duke qenë se Zanfina Ademi është një profesoreshë e asociuar dhe studiuese në Spitalin Alfred, Epidemiologji dhe Mjekësi parandaluese, pjesë e Universitetit Monash të Melburnit, ajo ka punuar në një projekt hulumtues në parandalimin e vdekjeve të hershme të shkaktuara nga kolesteroli i keq. Studimi tregon se diagnoza dhe ndërhyrja e hershme mund të zgjasin jetën e pacientëve nga pesë deri në tetë vjet, transmeton albinfo.ch.
Ajo në një konferencë globale në Mexico City, ajo pikturoi një pamje të përgjithshme në lidhje me modele të ndryshme pagese që rrethojnë sëmundje kronike të veshkave që ekzistojnë në të gjithë botën; si merren vendimet, roli i vlerësimeve ekonomike në juridiksione të ndryshme, shqetësimet mbi barazinë dhe kontrollimi dhe monitorimi te pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
Pasi kaloi ditët e para të tetorit në Mexico City, ajo u kthye në Melburn, para se të udhëtonte përsëri në Kopenhagë.
Në kryeqytetin danez ajo mori pjesë në një nga konferencat më të mëdha vjetore në botë për ekonominë e shëndetit, ku mbajti një fjalim mbi hulumtimin e saj për ekzaminimin e fëmijëve me Hiperkolesteroleminë Familjare, trajtimin dhe vlerën e saj për para – studimi i parë në llojin e tij, përfshirë fëmijët që synojnë në përmirësimin e rezultateve për familjet e prekura nga kjo sëmundje gjenetike.
Organizatorët e konferencës, Shoqëria Ndërkombëtare e Farmacoekonomisë dhe Kërkimit të Rezultateve, u mahnitën aq shumë sa i dhanë asaj çmimin për prezantimin më të mirë të kërkimit gjatë pesë ditëve, shkruan kosovo2.0.
Ademi gjithashtu dha një fjalim tjetër nëse shtimi i vajit të peshkut në dietat ditore do të përmirësonte jetën e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor