Lajme

Videoja kur vogëlushi shpërthen në lot: Nuk jam kosovar, jam shqiptar i Kosovës

“Nuk jam kosovar, por shqiptar nga Kosova”, video e këtij fëmije bëhet virale në rrjetet sociale

Në rrjet po qarkullon një video, në të cilën shfaqet një vogëlush, i cili po bashkëbisedon me të ëmën e tij. Ai po i tregonte asaj se si mësuesja nuk duhet ta dërgojë te shkolla e kosovarëve, pasi ai nuk është i tillë.

Por kur e ëma e pyet se çfarë është ai, vogëlushi shpërtheu në lot, duke thënë: “Unë nuk jam kosovar, por shqiptar i Kosovës”, transmeton MAPO.

Video është shpërndarë dhe nga shumë personazhe të njohura shqiptare dhe së fundi është bërë virale në rrjetet sociale, pasi që i mbushen sytë me lot kur i thonë je kosovar.

Për të parë se si vogëlushi përjetoi momentin kur atij i thanë që je kosovar, ju ftojmë të ndiqni videon.