Të tjera
Ndëshkohet Federer me 3.000 dollarë për sharje në Australian Open
Atij i është dorëzuar një dënim për shkelje të rregullave, derisa vetë Federer ka thënë në një konferencë për media se ai ka sharë në “disa” gjuhë
Tenisti Roger Federer është ndëshkuar me 3,000 dollarë për sharje gjatë çerekfinales së zhvilluar në turneun Australian Open, kundër tenistit amerikan, Tennys Sandgren.
Atij i është dorëzuar një dënim për shkelje të rregullave, derisa vetë Federer ka thënë në një konferencë për media se ai ka sharë në “disa” gjuhë, pasi ka qenë i zemëruar për mënyrën si i dhënë bërë paralajmërimi në fushë nga gjyqtarja e lojës, Marijana Veljoviq.
“Ajo duket se flet disa gjuhë. Nuk e kam ditur. Herën tjetër më duhet të sigurohem për aftësitë gjuhësore të njerëzve në fushë”, ka thënë Federer, që deri tash ka fituar 20 çmime Grand Slam.
“Sinqerisht, të zemëroheni në një pikë, mendoj se është normale. Për mua ishte e vështirë. Nuk është se unë njihem për përdorim të atyre fjalëve. Nuk është se publiku e ka dëgjuar atë”, ka thënë me tjerash Federer.
Pas fitores kundër tenistit Sandgren, ai do të përballet në gjysmëfinale me kampionin aktual të këtij turneu, Novak Gjokoviq.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha