Në komunikatë bëhet e ditur se dy të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë:
Më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.