Lajme
Valon Berisha transferohet në Bundesligë
Mesfushori kosovar është larguar nga Lazio, ku nuk pati hapësira të mjaftueshme për të luajtur.
Valon Berisha është larguar nga Lazio, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Për këtë ka siguruar gazetari italian, Gianluca Di Marzio.
Mesfushori kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek ekipi italian, prandaj ishte në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante në vazhdimësi.
Sipas “Sky Sports”, përfaqësuesi kosovar është transferuar në Fortuna Dusseldorf, klub ky që e zë vendin e fundit në Bundesligë aktualisht.
Klubi gjerman e ka huazuar 26-vjeçarin deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje përfundimtare të kartonit të tij gjatë verës që vjen.
Berisha i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje me Lazion këtë sezon, respektivisht 279 minuta.
Ai e ka marrë rrugën drejt Gjermanisë sot dhe pas vizitave mjekësore e ka nënshkruar kontratën me klubin nga Bundesliga.
Ish-futbollisti i Salzburgut nuk ka arritur ta gjejë veten te “Biancocelesti”, pasi eksperienca e tij në Itali është përshkuar me lëndime dhe formë të zbehtë.
Lazio e kishte blerë atë për 7,5 milionë euro dhe do ta shesë atë gjatë verës afërsisht për këtë shumë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje