Shqipëria

Nënshkruhet marrëveshja për udhëtim pa viza me Guinenë

Qëllimi i Qeverisë shqiptare është rritja e numrit të vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Është bërë e ditur se më 27 janar 2020, në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington DC u firmos Marrëveshja mbi “Përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guenesë”. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët respektivë të vendeve në Uashington DC, transmeton albinfo.ch.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë në kuadër të realizimit të qëllimit të qeverisë shqiptare për rritjen e numrit të vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Pas firmosjes, kjo marrëveshje kalon në proces aprovimi në Parlament dhe hyn në fuqi pasi të jenë plotësuar procedurat e brendshme të ratifikikit nga të dyja vendet.

Ambasada e Shqipërisë në DC po punon intensivisht për nënshkrimin e një numri marrëveshjesh me vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. /albinfo.ch

 

Fotografia e Albanian Embassy to the US