Lifestyle
Ilira vjen me hitin e saj më të ri: “Më trajto si mbretëreshë”
"Mrekullia vokale prej 4 oktavash”, siç e quajnë mediat gjermane këngëtaren shqiptare, me këngën e re të saj, "mbron reputacionin e saj si një nga zbulimet më interesante të muzikës aktuale pop"
“Royalty” mban titullin kënga më e re e këngëtares tashmë të njohur me rrënjë shqiptare, Ilira. Ilira Gashi vjen nga Berna dhe është fëmija e një babai nga Kosova dhe një nëne nga Shqipëria, shkruan kulturnews.de.
Ilira, “mrekullia vokale prej 4 oktavash”, siç e quajnë mediat gjermane këngëtaren e re, me këngën e re të saj “mbron reputacionin e saj si një nga zbulimet më interesante të muzikës aktuale pop”, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një “himn të nivelit kulmor ndërkombëtar të pop muzikës”.
“Më trajto sikur të isha fisnike (aristokrate)”, këndon shqiptarja kosovare në një kor shpërthyes që fle në vesh që me dëgjimin e parë.
“Royalty” na bind se bëhet fjalë për një këngë të përsosur pop me ndikime urbane dhe paralajmëron një vit premtues për këngëtaren e bukur, përcjell albinfo.ch mediat gjermane.
Ky është singli i nëntë që po editon Ilira dhe me këtë, duket se do të përforcojë edhe më shumë vendin e saj në pop skenën gjermane dhe botërore.
(Foto: Screenshot nga videoja e singlit)
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?