Lajme

I riu shqiptar fitoi çmimin “DOGA-merket” për arkitekturë në Norvegji

Projekti i magjistratures së Atdhe Belegut është projekti më i vlerësuar deri tani me më së shumti çmime në Norvegji

Shqiptari Atdhe Belegu është vlerësuar për projektin e tij “03 Assembly Palace” me çmimin “DOGA-merket”, një çmim ndërdisiplinor me rëndësi në Norvegji për fushën e arkitekturës dhe dizajnit, shkruan albinfo.ch.

Belegu e ka bërë të ditur vet këtë lajm në profilin e tij ‘facebook’ ku shkruan se ai mori çmimin më të madh ndërdisiplinor në Norvegji për arkitekturë dhe design që përfshinë shumë profesione e lami të ndryshme përbrenda.

“Mbrëmë pranova çmimin «DOGA-merket» në kategorinë «Nykommer» për projektin tim të magjistratures 03 Assembly Palace”, tha ai.

«DOGA-merket» është çmimi më i madh ndërdisiplinor në Norvegji për arkitekturë dhe design që përfshinë shumë profesione e lami të ndryshme përbrenda; dhe siç tha drejtuesi i ceremonisë: – «Këto janë projektet më të mira që kemi në vend». Ishte një nder i madh të jem aty pranë projekteve të tjera superfrymëzuese, shkruan Belegu.

Duhet theksuar se projekti i magjistratures së tij është projekti më i vlerësuar deri tani me më së shumti çmime në Norvegji! /Albinfo.ch,

 

Fotografia e Atdhe Belegu

 

Fotografia e Atdhe Belegu

 

Fotografia e Atdhe Belegu

 

Fotografia e Atdhe Belegu

 

Fotografia e Atdhe Belegu