Muzikë
Sopranoja Elbenita Kajtazi krahasohet me yjet botërore të operës
Sopranoja kosovare, drejt suksesit në skenën botërore
Sopranoja shqiptare nga Kosova, Elbenita Kajtazi, e cila jeton në Gjermani, çdoherë e më shumë është duke u bërë pjesë e eventeve botërore duke interpretuar në skenat më prestigjioze operistike, përcjell albinfo.ch.
Dëshmia e radhës është roli i Nannettas në “Falstaff” të Guieppe Verdit. Debutoi në këtë rol në Operën Shtetërore të Hamburgut. Të jashtëzakonshme e ka vlerësuar ajo pritjen nga publiku në premierën e së dielës mbrëma.
Së fundmi ajo është vlerësuar se interpretimi i saj është diçka në mes të fitueses së disa çmimeve “Grammy”, sopranos së ndjerë spanjolle, Montserrat Caballé dhe Anna Yuryevna Netrebkos, fituese e disa çmimeve, “Artistja e vitit” në vitin 2008 në “Classical Brit Awards” e këngëtarja me e mirë në vitin 2017 në “International Opera Awards”, shkruan koha.net.
“Nuk paska ndjenjë më të bukur kur lexon që kritika të ka krahasuar me emra botërorë, si Caballé e Netrebko”, ka thënë Kajtazi të martën, dy ditë pas premierës, kur tashmë shkrimet e kritikat që e veçojnë s’kanë të ndalur. Nannetta, një vajzë e re, e cila ndihet sikur është mbi re nga dashuria që ka për Fenton, është roli i saj.
Opera “Falstaff” është një rrëfim komik, të cilin Verdi e ka kompozuar gjatë viteve 1889-1890. Libreton e kësaj opere e ka shkruar Arrigo Boito, duke u bazuar në komedinë “The Merry Wives of Windsor”, shkruar nga William Shakespeare. John Falstaff, një kalorës i shëndoshë dhe i dështuar, ka mbetur krejtësisht pa para dhe vendos t’u dërgojë letra dashurie dy grave të martuara, Meg Page dhe Alice Ford. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih