Lajme
Bie migrimi i paligjshëm në Zvicër, shqiptarët të dytët, pas nigerianëve
Numri më i madh i të arrestuarve vinin nga Nigeria, me migrantë të arrestuar edhe nga Shqipëria, Algjeria, Gambia dhe Maroku
Migrimi i paligjshëm në Zvicër vazhdon të bjerë, me 12.927 qëndrime të paligjshme në vitin 2019 – nga 16.563 në 2018.
Shifra nga 2017 ishte 27.300, sipas statistikave të qeverisë të lëshuara të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarët e paligjshëm u identifikuan kryesisht në trena (50 për qind), me 42 për qind të identifikuar në kontrolle rrugore, shtatë për qind në aeroporte dhe më pak se 0.5 për qind në anije.
Shifrat tregojnë kantonet në të cilat migrimi i paligjshëm ishte më i larti në vitin 2019.
Ndërsa qendrat më të mëdha si Cyrihu dhe Gjeneva janë prekur relativisht më pak, numri më i lartë i migrantëve të paligjshëm u identifikua në kantonin jugor zviceran të Ticino.
Ticino, i cili ndan një kufi me Italinë, është një pikë e zakonshme hyrëse për migrantët që vijnë përmes vendeve të Evropës Jugore dhe Lindore – me 3474 të identifikuar nga Trupat e Kufirit të Zvicrës në vitin 2019. Një total prej 3389 personave u identifikuan në kantonet veri-perëndimore të Bazelit dhe Bernit, përcjell tutje albinfo.ch.
Numri më i madh i të arrestuarve vinin nga Nigeria, me migrantë të arrestuar edhe nga Shqipëria, Algjeria, Gambia dhe Maroku.
Kështu, nga Nigeria janë regjistruar 1994 migrantë të paligjshëm, nga Shqipëria 821, nga Algjeria 769 etj. Në vendin e gjashtë të kësaj liste janë shtetasit e Kosovës, me 532 raste të arrestimit të tyre si pasojë e qëndrimit të paligjshëm në Zvicër.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër